Dyqanet e Instagramit në një vend
Produkti
mashzyrtare ·
Moda

Zëvendësministri Kryeziu mori pjesë në Takimin Ministror për

Dërgesa
Qyteti
Përgjigjet
Vlerësimi
★ 0.0 · 0 vlerësimet
Nga postimi në Instagram
@mashzyrtare · 11 ditë · importuar nga Instagrami
Shiko origjinalin ›

mashzyrtare Zëvendësministri Kryeziu mori pjesë në Takimin Ministror për Kërkim Shkencor dhe Inovacion në Bruksel Zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, mori pjesë në Takimin Ministror të Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkim Shkencor dhe Inovacion, të organizuar në Bruksel nga komisionerja e Bashkimit Evropian për Start-ups, Kërkim Shkencor dhe Inovacion, Ekaterina Zaharieva. Aty, zëvendësministri ishte folës në kuadër të panelit të diskutimit për hulumtim, të kryesuar nga ministri i Irlandës për Arsimin e Mëtejshëm dhe të Lartë, Hulumtim, Inovacion dhe Shkencë, James Lawless. Gjatë panelit, ai foli për sfidat strukturore në mbështetjen e karrierave të hulumtuesve në Kosovë dhe zgjidhjet që mundësojnë që ekosistemi kërkimor në vend të zhvillohet dhe të integrohet më mirë brenda rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e hulumtimeve. Në kuadër të diskutimit, zëvendësministri Kryeziu gjithashtu paraqiti politikat dhe programet e deritanishme të financimit për hulumtuesit, si dhe planet për konsolidimin dhe zgjerimin e tyre për një ekosistem kërkimor të qëndrueshëm që i shërben prioriteteve kryesore zhvillimore të vendit, si dhe nevojave të tregut. Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në këtë ministerial ishte po ashtu ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila. Delegacioni u shoqërua nga ambasadori i vendit tonë në Bruksel, Agron Bajrami. Në përmbyllje të diskutimit, u ndanë edhe çmimet e dhëna nga Bashkimi Evropian për inovacion, me të cilat u vlerësuan inovatorë të rinj nga rajoni. Nga Kosova, këtë çmim e fitoi Arbnora Kllokoqi, themeluese e platformës “Mendje”, e cila përdor teknologjinë për të lehtësuar qasjen në shërbimet e shëndetit mendor. Gjatë këtij takimi, Bashkimi Evropian dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor miratuan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në kërkimin shkencor dhe inovacion, si dhe për hartimin e një Plani të Përbashkët të Veprimit. Platforma Drejtuese e Ballkanit Perëndimor për Kërkim Shkencor dhe Inovacion këtë vit shënoi 20-vjetorin e themelimit.
11 ditë

Shiko 0 komentet në Instagram ›
6 pëlqime
Vlerëso

🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
★ 0.0 (0) · 2K ndjekës ·
Vizito dyqanin
⭐ Çfarë thonë klientët
Ministria e Arsimit dhe Shkencës · ★ 0.0 · 0 vlerësimet

Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.

Lër vlerësim
Dyqani Vlerëso

QR
  1. Hap kamerën e telefonit dhe drejtoje te kodi.
  2. Shtyp linkun që shfaqet: faqja hapet në telefon.
  3. Shtyp Pyet në Instagram dhe dërgo mesazhin.

Mesazhi u kopjua ✓

  1. Shtyp Hap Instagramin poshtë. Hapet chat-i i dyqanit.
  2. Mbaje gishtin te fusha e mesazhit, zgjidh Paste (Ngjit) dhe dërgo.
Shiko çfarë ka postuar 👀 Hapet për pak sekonda.
Të njoftojmë në WhatsApp kur ka zbritje. Falas.

Mos humb asnjë zbritje 🎁

  • 🎁+10 monedha dhuratë: monedhat hapin zbritje te dyqanet e zgjedhura
  • 🔔Të njoftojmë në WhatsApp kur ka zbritje
  • 🆕Produktet e reja nga dyqanet që ndjek
  • ❤️Të ruajturat të presin edhe herën tjetër
  • ⭐Emri yt te vlerësimet që lë

Vetëm në WhatsApp, pa spam. Ndalo kur të duash duke shkruar STOP. Privatësia

Monedhat0
Ditë rresht🔥 0
Monedhat = zbritje. Dyqanet e zgjedhura u japin zbritje anëtarëve sipas nivelit. Karta jote e anëtarit shtohet vetë kur u shkruan. Shiko dyqanet ›
Si fiton monedha
🔥