



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@mashzyrtare · 7 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
mashzyrtare Vazhdon në Gjilan bashkëbisedimi me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, bashkëbiseduan me prindërit e rajonit të Gjilanit për Strategjinë e Arsimit 2035+. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu.
U diskutua për sfidat e përditshme në shkolla, shqetësimet e prindërve dhe ndryshimet që synohen dhe i duhen sistemit arsimor: nga cilësia e mësimdhënies dhe tekstet shkollore, te siguria në shkolla dhe organizimi i mësimit gjithëditor.
Ministri theksoi se prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm në përpjekjen tonë për arsim më cilësor, dhe se do t’i vazhdojmë këto takime në të gjitha rajonet, duke e bërë bashkëbisedimin me prindërit pjesë të rregullt të punës sonë.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të prindërve në identifikimin e sfidave dhe propozimin e zgjidhjeve konkrete për sistemin arsimor.
Bashkëbisedimi në Gjilan është pjesë e konsultimeve me prindërit në rajonet e Kosovës, me synimin që Strategjia e re e Arsimit 2035+ të hartohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat dhe përvojat e nxënësve, prindërve dhe akterëve të tjerë të sistemit arsimor. Takimi i radhës do të mbahet sot në Ferizaj me prindër të rajonit të Ferizajt.
7 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Ministria e Arsimit dhe ShkencësShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re