Dyqanet e Instagramit në një vend
Produkti
mashzyrtare ·
Moda

Bashkëbisedimi me prindërit vazhdon në Gjakovë

Dërgesa
Qyteti
Përgjigjet
Vlerësimi
★ 0.0 · 0 vlerësimet
Nga postimi në Instagram
@mashzyrtare · 4 ditë · importuar nga Instagrami
Shiko origjinalin ›

mashzyrtare Bashkëbisedimi me prindërit vazhdon në Gjakovë, në kuadër të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+ Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve me prindër për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, kanë zhvilluar një takim me prindër të rajonit të Gjakovës. Gjatë vizitës në Gjakovë, ministri Çeku, së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Muhedin Nushi, kanë vizituar shkollën e re në fshatin Ponoshec, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila së shpejti do të mirëpresë nxënësit në hapësira të reja shkollore. Ata kanë vizituar edhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku janë njohur më nga afër me punën dhe aktivitetet e saj. Ndërsa, gjatë bashkëbisedimit me prindër, ministri Çeku theksoi rëndësinë e përfshirjes së prindërve në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, në mënyrë që prioritetet dhe objektivat e saj të reflektojnë nevojat e nxënësve dhe të komunitetit arsimor. Ai vlerësoi se prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për një arsim më cilësor. Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së prindërve në diskutimet për të ardhmen e arsimit, duke vlerësuar kontributin e tyre në hartimin e Strategjisë së re. Gjatë bashkëbisedimit, prindërit ndanë përvojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre lidhur me zhvillimin e arsimit, duke kontribuar me perspektivat e tyre në procesin e hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+. Cikli i bashkëbisedimeve me prindër në rajone të ndryshme të Kosovës është pjesë e procesit konsultativ për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+. Pas takimit në Gjakovë, bashkëbisedimi do të vazhdojë me prindërit e rajonit të Pejës.
4 ditë

Shiko 0 komentet në Instagram ›
15 pëlqime
Vlerëso

🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
★ 0.0 (0) · 2K ndjekës ·
Vizito dyqanin
⭐ Çfarë thonë klientët
Ministria e Arsimit dhe Shkencës · ★ 0.0 · 0 vlerësimet

Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.

Lër vlerësim
Dyqani Vlerëso

QR
  1. Hap kamerën e telefonit dhe drejtoje te kodi.
  2. Shtyp linkun që shfaqet: faqja hapet në telefon.
  3. Shtyp Pyet në Instagram dhe dërgo mesazhin.

Mesazhi u kopjua ✓

  1. Shtyp Hap Instagramin poshtë. Hapet chat-i i dyqanit.
  2. Mbaje gishtin te fusha e mesazhit, zgjidh Paste (Ngjit) dhe dërgo.
Shiko çfarë ka postuar 👀 Hapet për pak sekonda.
Të njoftojmë në WhatsApp kur ka zbritje. Falas.

Mos humb asnjë zbritje 🎁

  • 🎁+10 monedha dhuratë: monedhat hapin zbritje te dyqanet e zgjedhura
  • 🔔Të njoftojmë në WhatsApp kur ka zbritje
  • 🆕Produktet e reja nga dyqanet që ndjek
  • ❤️Të ruajturat të presin edhe herën tjetër
  • ⭐Emri yt te vlerësimet që lë

Vetëm në WhatsApp, pa spam. Ndalo kur të duash duke shkruar STOP. Privatësia

Monedhat0
Ditë rresht🔥 0
Monedhat = zbritje. Dyqanet e zgjedhura u japin zbritje anëtarëve sipas nivelit. Karta jote e anëtarit shtohet vetë kur u shkruan. Shiko dyqanet ›
Si fiton monedha
🔥