



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@mashzyrtare · 6 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
mashzyrtare Ministri Çeku bashkëbisedoi me prindërit e rajonit të Ferizajt për Strategjinë e Arsimit 2035+ dhe vizitoi Qendrën e Kompetencës
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, kanë bashkëbiseduar me prindërit e rajonit të Ferizajt në kuadër të konsultimeve për Strategjinë e Arsimit 2035+.
Takimi ka shërbyer për të dëgjuar shqetësimet, kërkesat dhe idetë e prindërve për përmirësimin e sistemit arsimor dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen nxënësit.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, u shpreh se prindërit e mbështesin iniciativën për reformë në arsim dhe se do të japin kontributin e tyre përmes takimeve konsultative në terren.
Para takimit dhe bashkëbisedimit me prindër, ministri Çeku bashkë me drejtoreshen e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi, vizituan Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. Aty, ministri u mirëprit nga drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj qendre dhe u njoh nga afër me punën dhe programet që ofron kjo qendër në fushën e shëndetësisë, ndër to infermieri, fizioterapi, farmaci dhe laborator mjekësor.
Ministri Çeku përgëzoi angazhimin e stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe nxënësve, duke theksuar se arsimi profesional zë një vend të rëndësishëm në Strategjinë e Arsimit 2035+, në funksion të përgatitjes së të rinjve për tregun e punës.
Ai shtoi se fuqizimi i arsimit dhe aftësimit profesional është ndër prioritetet kryesore të ministrisë, andaj edhe do të investojmë në pajisjen dhe modernizimin e shkollave profesionale dhe do të forcojmë bashkëpunimin me ndërmarrjet, me synim që gjithnjë e më shumë të rinj ta shohin arsimin profesional si një zgjedhje me perspektivë për të ardhmen e tyre.
6 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Ministria e Arsimit dhe ShkencësShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re