



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@klubialpinprishtina · 13 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
klubialpinprishtina 📍Shtegu i Breglumit - Kremenatë
Të dashur miq,
Këtë të diel do të ecim dhe eksplorojmë zonat malore të Kremenatës në Gollak, duke përfshirë edhe fshatrat e braktisura të Vaganeshit dhe Gragjenikut. Ecja fillon nga zona e minierave në Gragjenik dhe vazhdon nëpër luginën e Vaganeshit dhe Kremenatës, e cila përshkohet nga lumi. Shtegu është i kombinuar, rural dhe malor, me kalime të lumit dhe fusha të hapura, ndërsa vetë lugina është e njohur për vegjetacionin dhe peizazhin e pasur. Ecja përfundon në fshatin Hajkobillë, nga ku na merr autobusi dhe na kthen në Prishtinë.
Ecja është e përshtatshme edhe për fillestarë, sepse nuk ka kërkesa teknike dhe nuk është shumë e gjatë.
Detajet e organizimit:
📅 Nisja: e diel, 25.10.2026, ora 07:00
📍 Vendi i nisjes: Parkingu para Stacionit të Trenit (Prishtinë)
🚍 Transporti: me autobus
💶 Pagesa për pjesëmarrje: 15.00 € për person
Si të rezervoni:
☎️ Tel: +383 44 889 519 (SMS, Viber, WhatsApp)
📩 E-mail: [email protected]
Dërgoni emrin dhe mbiemrin dhe prisni konfirmimin.
📋 Detajet e shtegut:
Vendndodhja: Bjeshkët e Gollakut, Prishtinë
Kohëzgjatja e planifikuar: 5 orë
Gjatësia e shtegut: gjithsej 10 km
Kërkesat: përgatitje për ecje standarde malore, ushqim i zakonshëm dhe ujë.
ℹ️ Informata shtesë:
Udhëtimi bëhet me autobus dhe nuk kthehemi në të njëjtin vend (autobusi na merr diku tjetër), prandaj nuk është e mundur të na bashkoheni me vetura. Lugina është mjaft e gjelbër dhe lumi do të kalohet në disa pika, prandaj sillni këpucë të përshtatshme dhe çorape rezervë.
Udhërrëfyesi: Kristian Gashi
13 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Klubi Alpin Prishtina? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Klubi Alpin PrishtinaShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re