
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@klubialpinprishtina · 25 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
klubialpinprishtina 📍 Ekspedita Vjeshtore në Theth
Të dashur miq,
Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ekspeditën tradicionale vjeshtore në Theth, ekspeditë treditore kjo e organizuar dhe e guiduar nga Guidat e Klubit Alpin Prishtina. Ekspedita do të zhvillohet me datat 16, 17 dhe 18 Tetor (e premte, e shtunë dhe e diel), ndërsa do të përshkohet shtegu i zakonshëm Valbonë-Theth nëpërmes Rragamit.
Ky vendbanim i lashtë i veriut është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore për rajonin. Stina e vjeshtës e zbulon një tjetër pamje të veriut Shqiptar me koloritin e pasur dhe temperatura stabile; prandaj përshkimi këtyre luginave, qëndrimi në bujtinë, ushqimi dhe shoqërimi rreth zjarrit janë vetëm disa nga përjetimet që na presin.
Detajet e organizimit:
📅 Nisja nga Prishtina: e premte, 16.10.2026 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)
Kthimi në Prishtinë: e diel, 18.10.2026 / 21:00
📍 Vendi i nisjes: Parkingu i Stacionit të Trenit – Prishtinë
🚍 Lloji i transportit: Autobus
Akomodimi: Në bujtinë (2 net).
💶 Pagesa: 160.00 € për person
Përfshihen: Transporti Prishtinë-Valbonë; transporti Theth-Ndërlysë; dy net fjetje në Bujtinë (darka e së premtes; mëngjesi/darka e të shtunës; dhe mëngjesi i të dielës).
Mënyra e Lajmërimit: ☎️ Tel: +383 44 240 517; 📩 E-Mail: [email protected] ; me rastin e rezervimit duhet të bëhet pagesa e plotë.
Rezervimi dhe parapagimi është i obligueshëm për shkak të ngarkesës në bujtinat e Thethit!
❗Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve, KAP mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.
ℹ️ Plani i ekspeditës në detaje është publikuar në koment 👇
25 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Klubi Alpin Prishtina? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Klubi Alpin PrishtinaShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re