
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@jakovasot · 13 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
jakovasot Gjakova e çon Qeverinë në gjyq për kontratat kolektive, kërkon dëmshpërblim prej 14 milionëve
Komuna e Gjakovës po kërkon mbi 14 milionë euro kompensim nga Qeveria e Kosovës për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga zbatimi i kontratave kolektive në arsim, të lidhura në vitet 2017 dhe 2021. Në seancën e parë përgatitore në Gjykatën Komerciale, përfaqësuesja ligjore e komunës kërkoi caktimin e një eksperti financiar për të përcaktuar shpenzimet, ndërsa gjyqtari paralajmëroi se fillimisht do ta rivlerësojë kompetencën e gjykatës për trajtimin e rastit.
Seanca nisi me rreth 30 minuta vonesë, pasi salla ku ishte planifikuar të mbahej ishte e vogël dhe u desh të ndërrohej gjykatorja. Ajo u zhvillua pa praninë e palës së paditur.
Në fillim të seancës, përfaqësuesja ligjore e Komunës së Gjakovës, Vjollca Shyti, kritikoi palën e paditur, duke thënë se përgjigjet në padi janë të përgjithshme dhe nuk dëshmojnë gatishmëri për bashkëpunim.
Sipas Shytit, kontesti lidhet me detyrimet që rrjedhin nga kontratat kolektive të nënshkruara më 18 prill 2017 dhe më 22 janar 2021, përmes të cilave, sipas komunës, janë bartur obligime financiare te pushteti lokal pa u siguruar financimi i nevojshëm.
“Konsideroj që këto kontrata i kanë shkaktuar dëm të pariparueshëm Komunës së Gjakovës, mbi 14 milionë euro. Për këto arsye jemi detyruar t’i drejtohemi Gjykatës me padi, që t’i shqyrtojë provat dhe gjendjen faktike për dëmin e shkaktuar”, deklaroi Shyti.
Në kërkesëpadinë fillestare, Komuna e Gjakovës e kishte përcaktuar vlerën e kontestit në 12 milionë e 511 mijë e 104 euro e 60 centë. Kjo shumë, sipas padisë, ishte mbështetur në raportet e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe në pagesat e realizuara përmes përmbaruesve. Ndërkaq, aktualisht komuna kërkon kompensim prej mbi 14 milionë eurosh.
13 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Gjakova sot? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Gjakova sotShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re