
Deklaro dhe paguaj tatimin për të ardhurat e realizuara nga
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@atatimore · 14 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
atatimore Deklaro dhe paguaj tatimin për të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë tatimpaguesit, përfshirë personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, se kanë detyrim të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike si dhe të kontribuojnë në kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
Tatimpaguesit që nuk përmbushin këto detyrime ligjore, duke mos deklaruar apo mos paguar tatimin mbi të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike, do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.
ATK-ja ju bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në aktivitete lidhur me furnizimet elektronike që të sigurohen se deklaratat e tyre janë të dorëzuara me kohë dhe janë të sakta dhe të plota, për të shmangur vonesat apo penalitetet që mund të aplikohen, apo nëse vlerësohet se duhet të korrigjojnë deklaratat e tyre, një gjë e tillë të bëhet sa më parë, në mënyrë që të përmbushen të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.
Përmbushja e këtyre detyrimeve tatimore kontribuon drejtpërdrejtë në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
14 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Administrata Tatimore e Kosovës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Administrata Tatimore e KosovësShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re