
Afati për regjistrimin e punëtorëve në sistemin elektronik
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@atatimore · 7 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
atatimore AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë punëdhënësit se afati për plotësimin dhe deklarimin e të dhënave për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune, në Sistemin Elektronik EDI, është 31 tetor 2026.
Për këtë arsye, të gjithë punëdhënësit që ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, ftohen që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe ta përfundojnë regjistrimin e të gjithë punëtorëve, më së largu deri më 31.10.2026.
Regjistrimi bëhet përmes shërbimit elektronik në Sistemin EDI, duke plotësuar formularin përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota, të sakta dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.
ATK thekson se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.
Punëdhënësit këshillohen që të mos e shtyjnë përmbushjen e këtij detyrimi deri në ditën e fundit të afatit. Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Për ndihmë gjatë plotësimit të formularit, punëdhënësit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI.
Përmbushni detyrimet me kohë - afati përfundimtar është 31 tetor 2026!
Administrata Tatimore e Kosovës
7 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Administrata Tatimore e Kosovës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Administrata Tatimore e KosovësShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re