
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@klubialpinprishtina · 41 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
klubialpinprishtina 🧗♀️ Alpinizëm urban në mbështetje të “Race for the Cure”
Të dashur miq,
Klubi Alpin Prishtina i bashkohet fushatës për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit dhe mbështetjen e personave të prekur nga kjo sëmundje. Fushata organizohet nga OJQ Rensansa - RacefortheCure Kosovo, me përkrahjen e Kryeqyteti Prishtina – Drejtoria e Shëndetësisë dhe organizatave të tjera partnere.
Në mbështetje të kësaj nisme, Sektori i Alpinizmit i Klubit Alpin Prishtina do të zhvillojë një aktivitet të alpinizmit urban – lëshim me litar (rapellim) nga këmbanroja e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.
Aktiviteti zhvillohet me lejen dhe mirëkuptimin e Katedralja Nënë Tereza - Mother Teresa Cathedral - Prishtinë.
Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje dhe të bashkoheni me ne në përçimin e mesazhit të ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe mbështetjes për personat e prekur nga kanceri i gjirit.
Fushatën “Race for the Cure” mund ta mbështetni edhe përmes blerjes së fanellave, ndërsa fondet e mbledhura do të dedikohen për këtë kauzë. Blerja mund të bëhet online në: www.raceforthecure.eu
📍 Katedralja Nënë Tereza, Prishtinë
📅 E mërkure, 23 shtator 2026
🕔 Ora 17:00
41 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Klubi Alpin Prishtina? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Klubi Alpin PrishtinaShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re