



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@ussh.officiale · 15 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
ussh.officiale ZËRI I STUDENTËVE ATY KU MERREN VENDIMET!
6 TAKIME • 5 FAKULTETE • NJË QËLLIM: INTERESI I STUDENTËVE!
Parlamenti Studentor dhe të pesë Këshillat Studentorë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të udhëhequr nga Unioni i Studentëve Shqiptarë – USSH, gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar gjashtë takime zyrtare: pesë me dekanët e fakulteteve dhe një me Rektorin dhe Prorektorët e Universitetit.
Në qendër të këtyre takimeve kanë qenë problematikat, ankesat dhe kërkesat e studentëve. Përfaqësuesit tanë kanë kërkuar angazhim konkret nga drejtuesit e universitetit për trajtimin e tyre, duke e vendosur interesin studentor në qendër të diskutimeve.
Çdo shqetësim i studentëve meriton vëmendje. Çdo kërkesë meriton përgjigje. Çdo ankesë meriton zgjidhje. Çdo përgjegjësi e marrë kërkon llogaridhënie.
Udhëheqja e Parlamentit Studentor dhe e pesë Këshillave Studentorë neve na ngarkon me përgjegjësi ndaj secilit student. Këtë përgjegjësi ne e ushtrojmë duke qenë pranë studentëve dhe duke i përcjellë kërkesat e tyre drejtpërdrejt te organet që kanë kompetencë për t’i trajtuar.
STUDENTËT MERITOJNË TRANSPARENCË!
Secili student ka të drejtë të dijë kush e përfaqëson, çfarë kërkohet në emër të tij dhe çfarë rezultatesh sjell ky angazhim. Jo të keqinformohet me informacione të njëanshme.
Studenti nuk duhet të vendoset në lajthitje, të keqinformohet apo të përdoret në gara për merita personale. Asnjë interes i ngushtë nuk duhet të vendoset mbi të drejtat dhe interesat e studentëve.
Ne e vlerësojmë çdo kontribut në të mirë të tyre. Njëkohësisht, besojmë se respekti për studentin fillon nga e vërteta dhe nga gatishmëria për të dhënë llogari.
Prandaj, USSH përmes Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore do të vazhdojë të ofrojë informim të drejtë dhe transparencë për kërkesat e parashtruara, përgjigjet e marra, dhe rezultatet e arritura.
Angazhimi ynë vazhdon edhe pas këtyre takimeve: me ndjekjen e kërkesave, përcjelljen e zbatimit të zotimeve dhe insistimin për zgjidhje konkrete.
Besimi i studentëve na obligon. Të drejtat e tyre na udhëheqin. Për punën tonë japim llogari para tyre, para secilit student.
USSH – BASHKË PËRPARA!
15 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Unioni i Studentëve Shqiptarë? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Unioni i Studentëve ShqiptarëShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re