



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@kosovaliveorg · 222 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
kosovaliveorg Sot në Parkun Teknologjik në Kamenicë mbajtëm takimin hapës (Kick-off) të projektit “Safeline: Kamenica – Sarajevo: Digital Safety and Mental Health in Youth”.
Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë duke adresuar sigurinë digjitale dhe shëndetin mendor, duke kontribuar gjithashtu në avancimin e agjendës YPS (Youth, Peace and Security) dhe iniciativës RYCOgnizing YPS, duke promovuar rolin aktiv të të rinjve në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.
Gjatë takimit, projekti u prezantua nga Menaxherja e Projektit, Arnisa Aliqkaj, e cila ndau objektivat, aktivitetet dhe ndikimin e pritur të këtij bashkëpunimi.
Falënderim i veçantë për rycowb (Regional Youth Cooperation Office) dhe Qeverinë Gjermane (auswaertigesamt) për mbështetjen, si dhe për partnerin tonë Udruženje za digitalnu transformaciju – BiH dhe z. Kemal Kačapor për bashkëpunimin.
Mirënjohje edhe për Komunën e Kamenicës, në veçanti znj. Arta Bajraliu (Nënkryetare) dhe z. Selami Klaiqi (Drejtor për Komunal dhe Arsim), si dhe për drejtorët dhe psikologët e shkollave në Kamenicë dhe rrethina e saj për kontributin e tyre.
Po ashtu, paneli diskutues solli perspektiva të vlefshme nga:
Xhevrije Krasniqi – Psikologe
Gonxhe Sylaj – Eksperte e Sigurisë Kibernetike
Bjondina Hasani – Studente e Sigurisë Kibernetike dhe përfaqësuese e të rinjve
Valina Berisha – Ambasadore e të rinjve për Siguri Kibernetike
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të rëndësishëm për të krijuar një mjedis më të sigurt digjital dhe për të mbështetur mirëqenien mendore të të rinjve tanë.
222 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga KosovaLive? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga KosovaLiveShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re