
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@rogovaofficial · 19 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
rogovaofficial NJOFTIM
Të nderuar bashkëqytetarë,
Pas 17 viteve angazhim të pandërprerë, ka ardhur momenti që faqja Rogovë në Facebook të hapet për administratorë të rinj.
E krijuar në vitin 2009, kjo faqe ka qenë dritarja e vetme informuese për banorët e Rogovës, si për ata që jetojnë në vendlindje, ashtu edhe për bashkëvendësit tanë në diasporë. Gjatë gjithë këtyre viteve, kemi punuar me përkushtim për të përcjellë lajme, aktivitete, ngjarje dhe zhvillime që lidhen me fshatin tonë.
Për shkak se administratorët aktualë do të jetojnë dhe veprojnë në diasporë, nuk do të kenë më mundësi ta menaxhojnë faqen me të njëjtin përkushtim si deri më sot. Me qëllim që kjo platformë të vazhdojë të jetë aktive dhe në shërbim të komunitetit, ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë, vullnet dhe përgjegjësi të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe administrimin e saj.
Periudha për paraqitjen e interesimit është nga data 15.10.2026 deri më 01.11.2026. Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë përmes një mesazhi në faqen Rogovë brenda këtij afati.
Nëse deri më 01.11.2026 nuk paraqitet asnjë i interesuar për administrimin e faqes, atëherë faqja “Rogovë” do të mbetet joaktive deri në një njoftim tjetër.
Në fund, ju falënderojmë nga zemra për 17 vite besim, mbështetje dhe bashkëpunim. Ka qenë nder dhe privilegj të jemi pranë jush, duke dokumentuar dhe promovuar çdo zhvillim të rëndësishëm të Rogovës.
Me respekt dhe mirënjohje,
Administratorët e faqes Rogovë
19 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Rogovë? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga RogovëShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re