
Një 19-vjeçar nga Ferizaj ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@joq.kosovo · 21 orë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
joq.kosovo Një 19-vjeçar nga Ferizaj ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve duke drejtuar një veturë BMW me shpejtësi marramendëse prej 170 km/h në një zonë të banuar, ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 40 km/h.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ndërsa i riu kishte publikuar vetë në rrjetet sociale videon ku shihej duke vozitur me shpejtësi 130 km/h mbi kufirin e lejuar.
Pas publikimit të pamjeve, Policia e Ferizajt ka identifikuar shoferin me inicialet R.T., 19 vjeç. Gjatë verifikimeve është zbuluar se ai nuk posedonte fare patentë shoferi.
I riu ka pranuar para policisë se ishte personi që drejtonte BMW-në në momentin e incizimit.
Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet ligjore dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë.
Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, duke theksuar se veprime të tilla të papërgjegjshme mund të kenë pasoja fatale për jetën e qytetarëve.
21 orë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga JOQ Kosova? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga JOQ KosovaShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re