



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@korporatarugove · 14 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
korporatarugove 🏃♂️ Mitrovica vrapoi bashkë!
Për Korporatën Rugove, ishte kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë të ishte një nga organizatorët e MitroRun 2026, së bashku me OJQ 7Arte, Komunën e Mitrovicës dhe Ministrinë e Sportit dhe Rinisë. Kemi besuar që nga fillimi se MitroRun mund të bëhet shumë më tepër se një aktivitet sportiv, një ngjarje që e bashkon qytetin, promovon një jetë aktive dhe krijon një traditë të re për Mitrovicën. 💙
mitrorun 2026 ishte shumë më tepër se një garë vrapimi. Ishte një ditë që bashkoi qindra vrapues, fëmijë, familje dhe mijëra qytetarë rreth sportit, energjisë pozitive dhe krenarisë për Mitrovicën.
Angazhimi ynë në MitroRun është vazhdimësi e përkushtimit të Korporatës Rugove ndaj sportit dhe komunitetit. Përveç organizimit të ngjarjeve që i sjellin njerëzit më afër sportit, ne mbështesim vazhdimisht edhe klubet sportive në Mitrovicë, për meshkuj dhe femra, në basketboll, futboll, futsall, hendboll dhe disiplina të tjera sportive. Besojmë se investimi në sport është investim në shëndet, në gjeneratat e reja dhe në të ardhmen e komunitetit tonë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë vrapuesit, vullnetarët, partnerët dhe qytetarët që iu bashkuan kësaj nisme dhe e bënë MitroRun 2026 një ditë të paharrueshme.
Ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që MitroRun ta çojmë në një nivel edhe më të lartë, duke e kthyer në një traditë të qëndrueshme dhe në një ngjarje që e vendos Mitrovicën gjithnjë e më shumë në hartën e aktiviteteve sportive.
Nga Jugu në Veri. Bashkë. 💧💙
#KorporataRugove #MitroRun2026 #SportiNaBashkon #Mitrovica
14 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Ujë Rugove? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Ujë RugoveShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re