



- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@ust_faqja_zyrtare · 16 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
ust_faqja_zyrtare 💢Më 12–16 tetor 2026, një delegacion i Universitetit të Sporteve të Tiranës, i kryesuar nga Dekania e Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, Prof.Asc.Dr. Enkeleida Lleshi, zhvilloi një vizitë pranë 🇮🇹Universitetit të Urbinos “Carlo Bo”, në kuadër të Programit të Përbashkët të Studimit, Master i Shkencave në “Shkencat Sportive”, i cili nis për herë të parë këtë vit akademik.
📌Ky program u ofron studentëve mundësinë të përfitojnë diplomë të dyfishtë Master i Shkencave në “Shkencat Sportive”, të lëshuar nga Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Universiteti i Urbinos “Carlo Bo”, duke hapur perspektiva të reja për formimin akademik dhe zhvillimin profesional të tyre.
🇪🇺Gjatë kësaj jave, Prof. Asc. Dr. Rigerta Selenica dhe MSc. Francesco Vitobello realizuan gjithashtu mobilitete Erasmus+ për mësimdhënie, gjatë të cilave mbajtën leksionet përkatëse pranë universitetit pritës, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes dy universiteteve.
🎙️Në kuadër të vizitës, në Urbino u zhvillua edhe konferenca për shtyp për prezantimin e programit, në të cilën Rektori i UST-së, Prof. Dr. Agron Kasa, mori pjesë përmes një lidhjeje online. Prezantimi shënoi një moment të rëndësishëm në konkretizimin e këtij partneriteti dhe në promovimin e mundësive që programi ofron për studentët.
🌍 Kjo vizitë forcoi më tej urat e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në mbështetje të ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të shkencave sportive.
16 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS / SPORTS UNIVERSITY OF TIRANA? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS / SPORTS UNIVERSITY OF TIRANAShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re