
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@pro.transport · 55 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
pro.transport 📢 KONKURS PUNE | OPERATOR/E PËR ARANZHIMIN E NGARKESAVE DURRËS – KOSOVË
Pro Transport Shpk, kompani e specializuar në transport dhe logjistikë, për zgjerimin e ekipit në Prishtinë hap konkurs për pozitën **Operator/e për Aranzhimin e Ngarkesave Durrës – Kosovë**.
📍 Lokacioni: Prishtinë
⏰ Angazhimi: Orar i plotë
💼 Paga: Konkurruese për tregun dhe pozitën
Për pozitën:
Operatori/ja do të jetë përgjegjës/e për koordinimin dhe përcjelljen e ngarkesave me kontejnerë nga Porti i Durrësit deri në destinacionin final në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me klientët, partnerët, shoferët, shpediterët dhe ekipet tona në Shqipëri dhe Kosovë.
Përgjegjësitë kryesore:
• Koordinimi i transportit të ngarkesave nga Porti i Durrësit drejt Kosovës;
• Komunikimi i përditshëm me klientë, partnerë, shpediterë dhe shoferë;
• Organizimi i kamionëve dhe koordinimi me shoferët;
• Përcjellja dhe koordinimi i dokumentacionit të nevojshëm për transport dhe doganë;
• Monitorimi i lëvizjes së kontejnerëve nga tërheqja deri në dorëzimin përfundimtar;
• Përditësimi i të dhënave dhe statusit të secilës ngarkesë;
• Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit;
• Raportimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me ekipin përkatës.
Kualifikimet dhe aftësitë:
• Aftësi të mira organizative dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;
• Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe detyra në të njëjtën kohë;
• Aftësi të mira komunikuese dhe profesionale në telefon dhe email;
• Njohuri të mira bazë në përdorimin e kompjuterit, MS Office, veçanërisht Excel;
• Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë të lartë pune;
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
• Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
📩 Aplikimi:
Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë CV-në në: **[email protected]**
📌 Subjekti i email-it: Operator – Ngarkesat Durrës–Kosovë
📅 Afati i aplikimit: 10.09.2026
📍 Adresa: Lagjia Ulpiana, objekti Beni Dona, zyra 9, 10000 Prishtinë, Kosovë
☎️ Tel. fix: +383 38 520 352
📱 Mob.: +383 44 992 512
📧 Email: [email protected]
Bëhu pjesë e ekipit të Pro Transport dhe zhvillo karrierën tënde në sektorin e transportit dhe logjistikës. 🚛📦
55 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Pro Transport? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Pro TransportShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re