
- Dërgesa
- Qyteti
- Përgjigjet
- Vlerësimi
- ★ 0.0 · 0 vlerësimet
@uni.pr · 3 ditë · importuar nga Instagrami Shiko origjinalin ›
uni.pr 📢 Ftesë për punime shkencore!
Instituti Alb-Shkenca dhe Universiteti i Prishtinës ju ftojmë të dërgoni punime shkencore për edicionin XXI të Takimit Vjetor Ndërkombëtar „Shkenca: Përgjegjësi dhe e Mirë Publike”.
🗓️ 4 dhe 5 dhjetor 2026
📍 Prishtinë
Mirëpriten veçanërisht punimet origjinale që paraqesin rezultate të reja kërkimore, qasje ndërdisiplinore, analiza krahasuese dhe zgjidhje të mbështetura në dëshmi. Çdo punim duhet të tregojë qartë risinë shkencore dhe rëndësinë e tij për dijen, shoqërinë dhe të mirën publike.
🔗 Regjistrimi dhe dorëzimi bëhen online vetëm nëpërmjet sistemit ALPA:
http://alpa.mali-it.eu/tv2026
📖 Përmbledhjet e pranuara pas rishikimit shkencor do të publikohen në Librin e Përmbledhjeve – Book of Abstracts të Takimit XXI.
📚 Pas Takimit, autorët dhe autoret mund t'i dorëzojnë punimet e plota për shqyrtim në revistën shkencore AKTET (ISSN 2073-2244), që del që nga viti 2007. Punimet i nënshtrohen recensimit shkencor të dyfishtë anonim.
⏳ Afati i fundit për dorëzimin e përmbledhjeve: 21 nëntor 2026
🌐 Të gjitha informatat për Takimin XXI Vjetor Ndërkombëtar mund t'i gjeni në: https://uni-pr.edu/lajme/thirrje-publike-per-punime-shkencore-per-takimin-xxi-vjetor-nderkombetar-shkenca-pergjegjesi-dhe-e-mire-publike
3 ditë
🛡️ 100dyqane nuk shet asgjë. Porositni direkt nga dyqani.
Ende pa vlerësime. Ke blerë nga Universiteti i Prishtinës? Ndihmo të tjerët me vlerësimin tënd.
Lër vlerësimMë shumë nga Universiteti i PrishtinësShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re Mund t'ju pëlqejë edheShiko të gjitha
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re
E re